Elbasani “fiton” betejen me Covid-19. Ështe konfirmuar zyrtarisht se Elbasani tashme eshte qytet i paster persa i perket te prekurve nga koronavirusi. Dy te infektuarit e fundit kane rezultuar negative edhe ne testin e dyte dhe tanime jane sheruar nga kjo semundje.

Në një intervistë për Tv Skampa drejtori Rajonal të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Xhevahir Budani, u shpreh se ky është një lajm i mirë për qytetin, sepse 20 rastet me Covid-19 tashmë e kanë fituar betejen me këtë sëmundje.

Por sa testime janë kryer në këtë periudhë pandemie. Z.Budani jep detaje.

Megjithatë, edhe pse për momentin qyteti i Elbasanit e ka fituar betejën me Covid-19, sërish qytetarët duhet të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë masat e vendosura nga qeveria.

Elbasaninews.tv