Edhe pse ka ende raste aktive me Covid-19, nga sot Elbasani i bashkohet hartës së zonave të gjelbra dhe si rrjedhojë përfiton nga masat lehtësuese, kryesisht përsa i përket lëvizjes së lirë.
Qytetarët, edhe pse të informuar tashmë mbi masat e respektimit social, i shkelën ato në masë.
Nga ana tjetër u shprehën se janë të lumtur që më në fund mund të lëvizin të lirë.
Po ashtu e njëjta situatë u pa edhe në akset kryesore të qytetit, ku gjatë orëve të para të mëngjesit nga qarkullimi në mase i automjeteve pati trafik të zgjatur. I gjithë qarku i Elbasanit është shpalluar tashmë zonë e gjelbër, kue dhe mund të lëvizet lirisht pa apsur nevojën e asnëj autorizimi.
Elbasaninews.tv