Elbasani do të ketë këtë fundjavë një ndeshje direkte sa i përket mbijetesës, teksa në “Elbasan Arena” do të presë skuadrën e Devollit. Skuadra që humbet i thotë përfundimisht lamtumirë mbijetesës, ndaj pritet një përballje e vështirë dhe e rivalizuar midis dy skuadrave. Në Elbasan i kanë idetë e qarta sa i përket synimit, ku do të kërkojnë të marrin me çdo kusht tri pikët që vlejnë sa një sezon. Për teknikun Shkëlqim Lleshanaku do t’i jepet serioziteti i duhur kësaj sfide.
Edhe Turbina ka një ndeshje jetike këtë fundjavë, teksa do të presë Shënkollin në shtëpi. Për teknikun Vladimir Gjoni, synim mbetet vetëm fitorja.
Kur kanë mbetur edhe dy takime nga përfundimi i kampionatit, Elbasani ndodhet në vendin pestë në kuotën e 31 pikëve, ndërsa Turbina në të tretin me 32 pikë.