Gazetari Taulant Kopliku thotë se Eva Dumani, motra e Endri Dumanit që u kthye pak ditë më parë nga kampi Al Hawl në Siri, është gjetur dhe po qëndron aktualisht me një familje shqiptare.
Sipas mesazhit që Kopliku publikon, kolegu nga Siri i shkruan se katër gra shqiptare bashkë me fëmijët e tyre janë në kampin Roj dhe bashkë me to është dhe Eva Dumani. Brenda muajit sipas tij, ato pritet të kthehen në Shqipëri nëpërmjet një misioni të dytë riatdhesimi.
Shkruan Taulant Kopliku:
Sipas bisedes se sotme me mikun dhe kolegun tim sirian, shume shpejt grupi tjeter i femijeve do te rikthehet ne Shqiperi.
Me poshte po ju percjell disa pjese te pohimeve qe me beri lidhur me kete çeshtje:
“Aktualisht ne kampin Roj ndodhen kater gra se bashku me femijet e tyre. Do te jete gjithashtu edhe nje grup tjeter femijesh jetime qe do te kthehen, ndoshta mes tyre edhe Eva Dumani. Sipas pritshmerive kjo do te ndodhe brenda nje muaji.
Eva eshte gjetur nga autoritetet e kampit dhe eshte nen shoqerine e nje familje shqiptare.
E sigurte eshte qe autoritetet nuk kane pranuar te rikthehen te gjitha grate. Personat e perfshire ne struktura te ISIS dhe aq me keq ne krime, nuk do te kthehen.
Nuk behet fjale per nje mbyllje te kampit por ditet e fundit ka nje angazhim per te transferuar te gjithe te huajt nga kampi Al Hol ne kampin Roj”.
(Ne foto 5 grate shqiptare ne kampin Roj, ne pritje per tu rikthyer ne Shqiperi. Mes tyre shihet edhe Floresha Rasha, tashme e kthyer prej 4 ditesh).newsbomb