UASHINGTON, 23 qershor /ATSH-MIA/ – Kanali televiziv sportiv amerikan “ESPN” përpiloi një shkallë vështirësie të sporteve, bazuar në kompleksivitetin e tyre.
Dhjetë kriteret sipas të cilave është bërë renditja janë qëndrueshmëria, forca, energjia, shpejtësia, shkathtësia, fleksibiliteti, nervozizmi, koordinimi me duar dhe sy si dhe aftësitë analitike.
Në 5 sportet më të vështira futen boksi, hokeji, futbolli amerikan, basketbolli dhe mundja.
“Identifikuam 10 kategori apo aftësi që i përkasin atletizmit, ndërsa pastaj kërkuam nga tetë ekspertët tanë të konfirmojnë, në shkallën prej 1 deri në 10, kërkesat për secilin sport për këto 10 aftësi. I mblodhëm dhe mesatarisht morën përgjigjet, sipas vështirësive”, theksohet në publikim.
Më tej në renditje janë tenisi, gjimnastika, bejsbolli, keçi dhe futbolli.
ATSH