Portieri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Etrit Berisha, është shtruar në spital pas infektimit me COVID-19. Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi sot se, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar pasi mësoi lajmin se kapiteni i Kombëtares, Etrit Berisha është shtruar në spital pas infektimit me COVID-19.
Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit i ka uruar shërim sa më të shpejtë portierit kuqezi. “Uroj shërim të shpejtë për gardianin e portës sonë. Të duam të gjithë Etrit!”, shprehet Presidenti Duka