LONDËR, 22 qershor /ATSH-DPA/ – Kampioni botëror i Formula 1, Lewis Hamilton u shpreh se ndryshimi në betejën kundër racizmit do vijë shpejt.

Ai publikoi një fotografi në rrjetet sociale ku shfaqej duke mbajtur një tabelë që lexonte “Black Lives Matter” në protestën Hyde Park.

“Isha i lumtur që pashë kaq shumë mbështetës të bardhë në emër të barazisë”, shkroi ai.

Piloti 35-vjeçar i Mercedesit, Hamilton ka folur prej kohësh kundër racizmit dhe që nga vdekja e afro-amerikanit, George Floyd në fund të majit, ka kërkuar të bëhet më shumë lidhur me këtë çështje./

ATSH