Ngjarjet e fundit si pasojë e epidemisë së koronavirusit 2019 (COVID-19), kanë ndryshuar realitetin e jetës së përditshme të shumë fëmijëve dhe prindërve.

Rritja e numrit të familjeve që përballen me distancimin social, vetëkarantinimin, si dhe mbylljen e shkollave dhe të vendeve të punës, ka gjasë të shoqërohet me një ndjesi stresi. Veç të tjerave është edhe përdorimi pa limit i telefonave dhe ekspozimi në internet.

Mjekët ngrënë alarmin se roli i shkollës në këtë periudhë u vu në diskutim.

Rikthimi në shkollë në periudhën e shtatorit duhet bërë në një mënyrë të tillë që femijët të lidhen më shumë me shkollën.

Situata e pandemisë së Covid 19, është njëlloj e vështirë për fëmijët dhe se ata reagojnë sipas moshës dhe nivelit të tyre të zhvillimit. Mjekja Skuqi këshillon prindërit të përpiqen të krijojnë pritshmëri reale nga fëmijët tuaj, të cilat do t’i ndihmojnë të trajtoni në mënyrë konstruktive sjelljet e padëshiruara.

Elbasaninews.tv