Besimtarët myslimanë, një muaj nga dita kur nisën agjërimin e tyre, do festojnë nesër ditën e Fiter Bajramit. Myftiu i Elbasanit, Agim Duka uroi për më shumë paqe e begati në çdo familje shqiptare, duke u shprehur se duhet të jemi më të mirë, më të dobishëm dhe më kontribuues.

Duke u shprehur se ky muaj ka qenë edhe muaji i lutjeve, Myftiu Duka u shpreh se lutjet tona këtë muaj kanë qenë për të gjitha të sëmurët nga pandemia e Covid, ndërsa bëri të ditur se falja e Fiter Bajramit do të bëhet me të gjitha kushtet që Ministria e Shëndetësisë ka vendosur.

Kjo ditë e shenjtë na shërben të gjithëve për të larguar nga vetja urrejtjen, ndasitë dhe përçarjet duke na afruar edhe më tepër me njëri-tjetrin, duke na shtuar dashurinë si dhe duke na ripërtërirë virtytet, besimin dhe paqtimin.

Elbasaninews.tv