Deputeti Adriatik Alimadhi ka reaguar pasi ka fituar betejën me Covid-19.
Ai bën me dije se do te largohet nga ambientet e spitalit Infektiv pasi ka rezultuar negativ në testin e COVID-19, por do të kalojë tek Shefqet Ndroqi.
Alimadhi shkruan se nuk do të shkojë në shtëpi, por do të kalojë pranë spitalit Shefqet Ndroqi Sanatorium për kurimin e një ftohjeje të lehtë në mushkri.
“Te dashur miq, Prej 27 ditesh me rradhe kam qene i pamundur per t’ju kthyer pergjigje, kjo si rrjedhoje e gjendjes time te renduar shendetesore. Do kerkoja mirekuptimin tuaj dhe ju jam thellesisht mirenjohes per mbeshtetjen dhe solidaritetin qe treguat ndaj shendetit tim. Stafi drejtues i mjekeve te cilet me kane ndjekur nga afer ne spitalin infektiv per hir te se vertetes edhe pse ne kushte shume te veshtira, treguan perkushtim te veçante per shendetin tim. Fale punes se tyre me perkushtim dhe profesionalizem sebashku ia dolem dhe jam me mire me shendetin.
Me duhet te largohem nga ambjentet e spitalit infektiv pasi mjeket me njoftuan se tashme jam negativ i COVID-19. Ne keto kushte, ne e beme detyren ndaj jush thone. Per kete falenderoj mjeket, te gjithe doktoret, reanimatoret, anestezistet, sanitaret, etj., respekt , mirenjohje te veçantë per secilin prej tyre. Sot do kaloj prane spitalit Shefqet Ndroqi Sanatorium nen kujdesin e mjekeve profesionist per kurimin e nje ftohjeje te lehte ne mushkri. Shqiptare qofshi mire, ju dhe familjet tuaja. Kujdesuni per veten dhe per njeri-tjetrin”, shkruan Adriatik Alimadhi në rrjete sociale.