Elbasani merr tri një fitore me zemër pasditen e sotme përballë Devollit në shifrat 3 me 1. Për verdheblutë bënte punë vetëm fitorja për të shpresuar qëndrimin, ndaj të gjitha fatet e sezonit vareshin nga ky 90 minutësh. Në një ndeshje tepër të rivalizuar, ku nuk mungoi as spektakli në fushë, të besuarit e Lleshanakut realizuan dy herë me Klodian Nurin, në pjesën e parë me penallti dhe në të dytën me një supergol pas një goditjeje fluturimthi brenda zonës. Ai që vulosi përfundimisht fitoren ishte kapiteni Endri Duka, i cili ktheu në gol penalltinë e fituar nga Dushaj. Ndërsa miqtë barazuan përkohësisht shifrat me anë të Bishajt. Kjo fitore e ngjit Elbasanin në kuotën e 34 pikëve dhe u mjafton fitorja në ndeshjen e fundit në Shënkoll për të siguruar matematikisht qëndrimin.

Ndërkohë Turbina e ka pasur një shëtitje me Shënkollin, duke e mundur thellë 7 me 2. Për të shpëtuar i duhet të fitojë në ndeshjen e fundit ndaj Ilirisë në Fushë-Krujë.