ATSH-AFP/ – Pandemia lidhur me koronavirusin e ri ka shkaktuar të paktën 137 500 të vdekur në botë që prej shfaqjes në Kinë në muajin dhjetor, sipas të dhënave zyrtare.
Më shumë se 2 083 820 raste të infektuar janë diagnostikuar zyrtarisht në 193 vende dhe territore që prej fillimit të epidemisë. Ky numër i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton numrin real të kontaminimeve pasi shumë vende testojnë vetëm rastet që kanë nevojë për shërbim spitalor.
Mes këtyre rasteve të paktën 450 500 konsiderohen sot të shëruar.
SHBA-ja, që ka regjistruar të vdekurin e parë nga koronavirusi në fund të shkurtit, është vendi më i prekur në botë për nga numri i të vdekurve me 30 985 vdekje për 639 664 raste. Të paktën 52 738 persona janë konsideruar të shëruar nga autoritetet amerikane.
Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Italia me 21 645 të vdekur për 165 155 raste, Spanja me 19 130 të vdekur për 182 816 raste, Franca me 17 167 të vdekur për 147 863 raste dhe Britania e Madhe me 12 868 të vdekur për 98 476 raste.
Kina, pa territoret e Hong Kongut dhe Makaos, ku filloi epidemia në fund të dhjetorit, numëron në total 82 341 raste, 46 raste të reja të martën dhe ët mërkurën, mes të cilëve 3 342 të vdekur dhe 77 892 të shëruar.
Europa regjistroi sot në orën 11:00 GMT, 90 181 të vdekur për 1 047 303 raste, SHBA-ja dhe Kanadaja 32 039 të vdekur për 667 870 raste, Azia 5 369 të vdekur për 151 423 raste, Lindja e Mesme 5 253 të vdekur për 112 377 raste, Amerika Latine dhe Karaibet 3 669 të vdekur për 79 862 raste, Afrika 910 të vdekur për 17 293 raste dhe Oqeania 79 të vdekur për 7 694 raste./