ATSH/ Pjesa veriore e stadiumit “Loni Papuçiu” në Fier, së shpejti do të kthehet në një qendër stërvitore multifunksionale dhe me standarde bashkëkohore.

Lajmin e bëri të ditur sot kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, i cili shpërndau edhe foto nga punimet që po kryhen në pjesën veriore të stadiumit.

Stadiumi “Loni Papuçiu” në qytetin e Fierit ka marrë një tjetër imazh, falë investimit që u krye në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit për përmirësimin e infrastrukturës futbollistike në vend.

“Loni Papuçiu” është stadiumi ku zhvillon ndeshjet Klubit Futbollistik “Apolonia” dhe ka një kapacitet prej 7000 vendesh.