Sot kremtohet nga të gjithë myslimanët në të gjithë botën Fitër Bajrami. Me rastin e kësaj ditë shumë të rëndësishme në kalendarin fetar mysliman, mijëra besimtarë shqiptarë kanë mbushur mëngjesin e ditës së sotme sheshin “Genshër ”, ku është zhvilluar ceremonia e faljes së namazit.

Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fiter Bajramit pas 30 ditëve të agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.

Në mesazhin e tij, Myftiu i Elbasanit  uroi besimtarët pas muajit të agjërimit duke thënë se të gjithë kanë fituar dimensione të reja shpirtërore e morale.

Edlira Xherri