Autoritetet shëndetësore franceze raportuan sot 762 vdekje të reja nga koronavirusi, përfshirë 559 në spitale dhe 221 në instituconet e kujdesit.

“Epidemia e koronavirusit në Francë ka vrarë të paktën 15 729 persona, që nga fillimi i marsit, përfshirë 5 470 në shtëpi pleqsh”, raportoi  Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Jérôme Salomon.

Në total, numri i rasteve të konfirmuara është 103 573, duke u rritur me 5 497 në 24 orët e fundit.

Numri i të shëruarve në vend është 28 805 deri më tani, ndërsa i atyre në kujdes intensiv ka rënë për të gjashtën ditë rradhazi, në 6 730, nga 6 821 të hënën./ /ervo/atsh