ATSH-AFP/ – Prodhuesi francez i makinave “Renault” ka pësuar në gjashtëmujorin e parë humbjen më të madhe neto në historinë e tij, me 7,3 miliardë euro, si pasojë e ndikimit të partnerit të tij japonez “Nissan” dhe krizës shëndetësore, njoftoi ai në një komunikatë.

Grupi, tashmë në vështirësi edhe para pandemisë dhe që njoftoi në fund të majit mbylljen e 15 000 vendeve pune në botë, prej të cilave 4 600 në Francë, theksoi se kishte hequr dorë nga çdo parashikim i rezultateve financiare për 2020 përballë pasigurive të lidhura me pandeminë e COVID-19.

“Situata është e pazakontë”, theksoi drejtori i ri i përgjithshëm, Luca de Meo, i cili mori fundkionet në fillim të muajit.

“Megjithatë kam besim në kapacitetet e grupit për t’u ringritur sërish”, shtoi ai në komunikatë.

“Kriza e tanishme shëndetësore ka pasur një ndikim të fortë në rezultatet e grupit për gjysmën e parë të vitit dhe i është shtuar vështirësive tona paraekzistuese”, theksoi zëvendës drejtoresha e përgjithshme, Clotilde Delbos./ /ec/