ATSH-AFP/ – Rrjetet kriminale e kanë mbushur sektorin e eksportit drejt Azisë me mbeturinave plastike, duke kontribuar në ndotje, djegur apo hedhur në mjedis mbeturina të destinuara zyrtarisht për riciklimin, denoncoi sot Interpoli në një raport.
“Në vitin 2018, rreth 360 milionë tonë mbeturina plastike u prodhuan në të gjithë botën, të paktën tetë prej tyre përfunduan në oqeane. Tregu global i riciklimit, i detyrueshëm në gjithnjë e më shumë vende, pritet të kalojë 50 miliardë dollarë (42 miliardë euro) në 2022”, vazhdoi organizata ndërkombëtare e policisë.
“Një ndërgjegjësim se si bota e krimit ka depërtuar në sektorin e mbeturinave dhe kontribuon në ndotjen plastike është një hap thelbësor”, theksoi Interpoli në raportin e bazuar në të dhënat e 40 vendeve.
Pajtueshmëria me pragjet e riciklimit ligjor është shpesh e pamundur të verifikohet për shkak të dukshmërisë së ulët të shtegut të mbeturinave në vendet të cilat nganjëherë nuk kanë aftësi t’i trajtojnë ato, ose të detyrojnë rregullore për kontrollin e mbeturinave./ /ervo/