ATSH-DPA/ – Kompania hekurudhore franceze, SNCF po përballet me një mungesë prej rreth 2 miliardë eurosh të ardhura, për shkak të krizës së koronavirusit, deklaroi shefi ekzekutiv.
“SNCF po shqyrton planin për ndihmë nga shteti”, theksoi shefi ekzekutiv, Jean-Pierre Farandou për “France Inter”, duke përmendur se “Air France” dhe prodhuesi i makinave “Renault” gjithashtu pritet të marrin mbështetje.
Kompania hekurudhore është përballur me pengesa të mëdha, për shkak të rënies së kërkesës dhe kufizimeve të udhëtimeve mes pandemisë që ka shkaktuar rreth 24 760 viktima.
Në fillim të vitit, gjiganti i transportit kishte pësuar humbje të konsiderueshme, gjatë javëve të grevave kundër reformës të pensioneve. / /sara/