Edhe pse në kohë pandemie çmimet e frutave dhe perimeve në Elbasan vijojnë të mbeten në shifra të konsiderueshme. Kur tashmë ka filluar prodhimi vendas çmimet mbeten ende të larta për konsumatorët elbasanas. Sipas blerësve, një ndër arsyet se përse çmimet vijojnë të jenë të larta, është për shkak të futjes së prodhimeve të eksportit.

Ata shprehen se për ta janë të papërballueshme një pjesë e produkteve, ndaj mundohen të marrin vetëm ato më të domosdoshmet.

Ndërsa nga ana e tyre tregtarët pohojnë se fuqia blerëse ka rënë edhe si pasojë e mbylljes dy mujore që pësoi vendi për shkak të pandemisë.

Ndër produktet të cilat kanë pësuar rritje janë ato të patates dhe qepës. Çmimi i agrumeve mbetet i pandryshuar, ndërsa ai i frutave dhe perimeve të stinës varion në bazë të kërkesës së konsumatorit.

Elbasaninews.tv