Konsiderohet një ndër atraksionet më të mëdha dhe më të bukura që ka qarku i Elbasanit. Është një ndër pikat me potencialin më të madh për të zhvilluar turizmin dhe për t’i dhënë një ndihmë ekonomisë vendore, por Funari ende mbetet destinacion i “kufizuar”.

Mungesa e infrastrukturës ka bërë që të jenë të paktë vizitorët që shkojnë për të shijuar liqenët e mrekullueshme dhe ajrin e pastër të këtij vendi.

Të pyetur nga Tv Skampa banorët shprehen se zona ka një hov të madh për zhvillim por duhen infestime.

Funari ofron një klimë të shëndetshme që, nëse i shtojmë dhe gatimet tradicionale të zonës, bëhet vendi ideal për të kaluar fundjavën por deri më tani mbetet në kuadrin e një pikniku pasi edhe restorantet dhe bujtinat mungojnë.

Kjo zonë po ashtu ofron mundësinë edhe për të pasionuarit pas peshkimit. I ndodhur mes Elbasanit dhe Tiranës, mes kodrave me pyjë dhe 4 liqeneve ndodhet zona e Funarit, e konsideruar gjërësisht si një perlë e pa shfrytëzuar e turizmit.

Elbasaninews.tv