Fondacioni Fundjavë Ndryshe ka ndihmuar me ushqime 50 familje në nevojë në qytetin e Gramshit. Në bashkëpunim me bashkinë e qytetit, fondacioni shpërndau pako ushqimore derë më derë, për ti lehtësuar sadopak jetën, më të pamundurve.
Bamirësia nuk të varfëron. Nën këtë slogan, Fondacioni Fundjavë Ndryshe, zgjodhi qytetin e Gramshit dhe njësitë asministrative përreth për të ndihmuar me pako ushqimore 50 familje në nevojë.
Falenderimet, mirënjohja dhe dëshira për të dhuruar, u pa dhe te të pamundurit e këtij qyteti.
Kryetari i bashkisë, Klodian Tace, u shpreh se misionet humanitare, do të vijojnë, për të lehtësuar sado pak vështirësitë për këtë kategori.
Koordinatori i Fundjavë Ndryshe pati një apel për të gjithë, në këtë kohë pandemie.
“Nëse kemi menduar të ndihmojmë ndonjëherë njëri-tjetrin, sot është koha më e mirë që ti ndihmojmë.”
Ora News