TOKIO, 23 qershor /ATSH-AA/ – Federata e Futbollit në Japoni (FFJ) ka konfirmuar se ka tërhequr ofertën për të qenë pritëse e Kupës Botërore për Femra FIFA 2023.

“Vendimi për t’u tërhequr nga oferta u mor pas një shqyrtimi të kujdesshëm dhe të plotë të Komitetit të Ofertave në Japoni, si dhe Komitetin Ekzekutiv të FFJ-së”, tha FFJ në një deklaratë.

“Pandemia e COVID-19 e ka goditur fuqishëm botën dhe gjithashtu të gjithë familjen e futbollit. Ne do të vazhdojmë të mbështesim financiarisht klubet e prekura nga futbolli dhe të punojmë së bashku me të gjithë aktorët për të rikthyer botën, ku mund të shijojmë me siguri lojën që të gjithë e duam”, thuhet në komunikatë.

Dy oferta nga tre vende garojnë për të qenë vendi pritës i Kupës Botërore të Femrave FIFA 2023 pasi Australia, Zelanda e Re dhe Kolumbia janë vendet kandidate për të pritur turneun.

FIFA do të shpallë vendin pritës për Kupën Botërore 2023 më 25 qershor.

ATSH