Rikthimi i futbollit në vend ka rikthyer buzëqeshjen edhe tek fëmijët që merren me këtë sport. I tillë është edhe rasti i 14 vjeçarëve të Përfaësuesve Rajonale të Elbasanit, të cilët janë duke vijuar me grumbullimet e zakonshme si në kohë normale, ndonëse tani me masa shtesë sigurie. Por, si është gjendja e lojtarëve pa pushimit tre mujor dhe a ka lojtarë që premtojnë për të ardhmen.

Këta futbollistë kanë fatin e mirë që të stërviten edhe me një nga legjendat e futbollit shqiptar, rekordmenit Bujar Gogunja, i cili përgatit portierët e së ardhmes.

Siç është bërë traditë, seancat stërvitore të grupmoshave të përfaqësueseve në Elbasan ndiqen edhe nga specialistët vendas dhe ikonat e futbollit shqiptar ndër vite, siç është rasti i Kujtim Dalipit.

Duke qenë se jemi në kohë pandemie dhe në kushte të jashtëzakonshme, stërvitjet e ekipeve kryhen në kushte sigurie dhe për fat të mirë kompleksi “Shefqet Lamçja” në Elbasan i plotëson këto kritere.