Europës do ti duhen 1.5 trilion euro për trajtimin e krizës së koronavirusit.

Deklarata vjen nga komisioneri i Ekonomisë i Bashkimit Evropian Paolo Gentiloni, i cili në një intervistë për revistën gjermane Der Spiegel tha se një ndihmë me vlerë rreth 1.5 trilion euro (1.63 trilion dollarë) mund të jetë e nevojshme për të trajtuar krizën e koronavirusit.

“Eurogroup tani ka bërë propozime për një ndihmë me vlerë më shumë se 500 miliardë euro për të financuar kujdesin shëndetësor dhe punën me kohë të shkurtër dhe për të ndihmuar kompanitë e vogla dhe të mesme. Do të duhen edhe një trilion euro. Kjo shuma me të cilën duhet të merremi tani.”

Gentiloni sqaroi se kjo shumë mund të gjendej nga buxheti tjetër i BE-së.

/Ora News.tv/