/ATSH-ANSA/ – Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier është kundër një ndalimi të ndërtimit të gazsjellësit ”NordStream 2”.
Ministri i CDU pretendoi të ishte gjithmonë kundër idesë se projektet që zgjasin me dekada të vihen në diskutim çdo dy ose tre muaj.
“Investitorët privatë përndryshe mund të jenë më pak të gatshëm për të investuar në të ardhmen”, shtoi ai.
Altmaier theksoi se projekti nuk duhet të përzihet me çështjen Navalny.
”Gazi që vjen nga Rusia, megjithatë, nuk do t’i shërbejë vetëm Gjermanisë, por disa vendeve europiane dhe prandaj është e drejtë të konsultohet në BE”, shtoi Altmaier.
Kancelarja Angela Merkel, për herë të parë, nuk përjashtoi mundësinë se sanksionet mund të ndikojnë edhe në këtë gazsjellës./ /os/