Një prej 7 shqiptarëve që sulmuan me thikë një 35-vjeçar shqiptar, ka dalë ditën e djeshme para gjykatës gjermane për të marrë masën ndëshkimore.
Flavian H., 20-vjeç ka pranuar autorësinë e ngjarjes së ndodhur në fillim të muajit maj në një bar në Steintorplatz (Hamburg), teksa mësohet se i ka shkaktuar 2 nga 12 plagët me thikë të plagosurit.
Sipas tij, e gjitha ndodhi për shkak se i sulmuari iu mori një gotë uiski, ndërkohë që 7 shqiptarët ishin të dehur nën efektin e uiskit dhe kokainës.
Pavarësisht se e ka pranuar krimin, Flaviani, i cili kishte shkuar në Gjermani për një periudhë 3 mujore rrezikon të ndëshkohet me 3 vite burg. Gjatë rrëfimit ai deklaroi se nuk donte të kishte ardhur në shtetin gjerman dhe kërkon të kthehet në Shqipëri