Shqipëria ka kaluar në avantazh në Bjellorusi, pas një goli spektakolar të shënuar nga jashtë zone nga Cikalleshi, në minutën e 23-të të ndeshjes.
Takimi nisi me Shqipërinë në sulm, e cila brenda 5 minutave të para pretendoi për 2 penallti, por arbitri hezitoi t’i akordojë. Fillimisht ishte një pengim brenda zonës, ndërsa më pas një prekje e topit me dorë nga mbrojtësi i Bjellorusisë.
Shqipëria vazhdoi me kontrollin e lojës, por rastet ishin të vakëta deri në momentin e golin nga Cikalleshi.
Në anën tjetër, vendasit nuk kanë rrezikuar asnjëherë portën e Strakoshës.