Në javët e fundit shifrat e të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19 janë rritur ndjeshëm në vendin tonë dhe në rajon.

Një zyrtar i Ministrisë së Kosovës ka publikuar grafikun e vdekjeve nga koronavirusi për 1 milion banorë, ku shihet se Shqipëria ka shifra më të ulëta se vendet e rajonit.

Sipas grafikut, Shqipëria ka 70 vdekje për 1 milion banorë, shumë më pak se Kosova që ka 184 vdekje për 1 milion banorë dhe Mali i Zi me 102 vdekje për 1 milion banorë.

Kroacia ka numrin më të ulët të vdekjeve, me 39 viktima për 1 milion banorë, ndërsa shifra më e lartë është regjistruar në Belgjikë, ku në 1 milion banorë ka 851 viktima.

Një ndër shtetet e cila e ka menaxhuar më së miri cështjen e pandemisë është Gjermania. Aktualisht Gjermania shënon 110 vdekje në një milion banor, kur kemi parasysh se Gjermania ka më shume se 83 milionë banorë.

newsbomb

117404427_10158644269180816_543371551416814829_n.jpg