/ATSH/ Operacioni humanitar në kuadër të situatës së krijuar prej COVID-19 ka vijuar me shpërndarjen e 96 pakove ushqimore pranë familjeve në nevojë në Gramsh.
Të dhënat zyrtare u ndanë për ATSH-në nga prefekti i qarkut të Elbasanit, Maksim Malaj.
“Bashkia e Gramshit ka shpërndarë sot 96 pako ushqimore në ndihmë të familjeve në nevojë”, tha Malaj për ATSH-në.
Sipas tij, të shtata bashkitë janë të fokusuara në dhënien e ndihmës për të gjitha familjet në nevojë. Ai garantoi se në këto ditë të vështira, të gjithë institucionet duke filluar që nga prefektura, janë në gatishmëri për çdo familje, pensionist apo të moshuar të vetmuar.
z.tosku//a.a/