ATSH-ANA/ – Temperatura shumë të ulëta do të mbizotërojnë nga e shtuna në të gjithë Greqinë, që do të vazhdojnë të paktën deri në mes të javës së ardhshme për shkak të mbërritjes së frontit të ftohtë ”Medea ”, sipas meteo.gr.

Masat e ftohta të ajrit që janë aktualisht mbi Europën Qendrore dhe Veriore dhe po i afrohen Greqisë dhe nga e shtuna do të fillojnë të prekin pjesët veriore të vendit, fillimisht, dhe më pas pjesën tjetër të tij.

Kushtet e ngricës do të mbizotërojnë në një pjesë të madhe të vendit dhe një acar total në pjesët qendrore dhe veriore.

Dëborë e dendur do të bjerë mbi pjesën më të madhe të Greqisë, edhe në lartësi shumë të ulëta, e kombinuar me erëra të forta veriore që nga e diela.

Para mbërritjes së ”Medea ”-s, moti do të përkeqësohet me shi dhe stuhi të parashikuara sot pasdite dhe erëra të forta në det./ /ec/