ATSH-ANA/ – Zjarri që po djeg mijëra hektarë për të katërtën ditë në parkun kombëtar të Dadias, sipas zjarrfikësve dhe Shërbimit Pyjor.

Propozimet për një koordinim më të mirë të reagimit ndaj zjarrit u diskutuan në qendrën e informacionit të Njësisë së Menaxhimit të Parkut Kombëtar Dadia, më pas u zhvillua një takim operacional në qendrën e operacioneve të lëvizshme “Olympus”.

“E gjithë Greqia i ka sytë te Dadia dhe ne duhet të bëjmë detyrën tonë”, theksoi ministri Kristos Stylanidis në deklaratat e tij pas takimit dhe shtoi se ”do të bëhet gjithçka që për të shpëtuar parkun tonë kombëtar, simbolin e madh të mjedisit tonë natyror për të cilën e gjithë Europa është e interesuar”.

Në të njëjtën kohë është krijuar një ekip operacional, i cili përfshin personel nga Athina dhe drejtues së ministrisë së Mjedisit, së bashku me njerëzit që punojnë në terren dhe të tjerë që e njohin shumë mirë zonën, në mënyrë që të marrim masat sa më efektive

”Vendimet janë marrë dhe hapi i radhës është vizita e skuadrës qeveritare në frontin jugperëndimor për të parë në vend se si do të vendosen makineritë në mënyrë që të zhvillohen zona të reja zjarri dhe zjarrfikës dhe strukturat të bëhen më efikase”, shtoi Stylandidis.

“Ky është qëllimi. Gjithë ditën në terren të rrisim edhe më shumë efikasitetin”, nënvizoi ministri dhe falënderoi të gjithë ata që kontribuojnë në këtë situatë.