Edhe Greqi është përfshirë nga moti i keq që ka pushtuar të gjithë rajonin.
Për shkak të situatës dhe temperaturave të ulta ministria e Arsimit ka vendosur që të mbyllë shkollat deri sa situata të përmirësohet.
Greqia mbrëmjen e djeshme është përfshirë nga një stuhi dëbore. Dëbora ka zbardhur pothuajse të gjithë vendin.
Reshjet e mëdha të borës kanë mbyllur shumë rrugë dhe kanë krijuar probleme të rënda në transport. Në shumë rrugë nacionale qarkullimi bëhet me zinxhirë, ndërsa disa qytete kanë mbetur pa energji elektrike.
Autoritetet greke kanë bërë thirrje që qytetarët të kufizojnë lëvizjet për shkak të motit.