Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha sot se multilateralizmit të sotëm global i mungon niveli, ambicia dhe forca, ndërsa bëri thirrje për një riimagjinim të mënyrës së bashkëpunimit të kombeve.

“Botës i duhet një multilateralizëm efikas, që mund të funksionojë si një instrument i qeverisjes globale atje ku është i nevojshme”, tha ai në një konferencë për shtyp, në prag të 75-vjetorit të miratimit të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

“Është e vështirë të kesh një transformim domethënës të mekanizmave të qeverisjes globale pa pjesëmarrjen aktive të fuqive botërore dhe, më lejoni të sqaroj, marrëdhëniet e tyre sot nuk kanë qenë kurrë më jofunksionale”, shtoi kreu i OKB-së.

Guterres theksoi se shpreson që pandemia të jetë një thirrje zgjimi për kombet që të kuptojnë nevojën për unitet dhe reformë.