ATSH-DPA/ – Sonda hapësinore ”Solar Orbiter”, e lëshuar në SHBA në shkurt, ndezi në bord 10 instrumentet e saj shkencore dhe arriti të merte fotografitë e para të Diellit.
Sipas shkencëtarëve të Agjencisë Europiane e Hapësirës (ESA), fotografitë e bëra në mesin e rrugëtimit midis Tokës dhe Diellit, 77 milionë kilometra larg, tashmë po tejkalojnë pritshmëritë.
Orbita e kontrolluar nga Qendra Europiane e Operacioneve Hapësinore (ESOC) në qytetin gjerman të Darmstadtit, e zhvilluar nga ESA dhe agjencia amerikane hapësinore NASA pritet të arrijë vetëm 42 milionë kilometra nga dielli.
Misioni, i cili vlerësohet të kushtojë afro 1,5 miliardë euro (1,7 miliardë dollarë), synon të sigurojë një pasqyrë të re për yllin tonë, Diellin./ /os/