ATSH – I. Vata/- Kryeministri Rama tha se fluturimet janë hapur me pikatore dhe nuk është hapje e zakonshme e fluturimeve.

Në lidhje me udhëtimin për në Itali të atyre që janë me kontratë punë, Rama tha se “për ju që doni të ikni në Itali, duhet pasur parasysh se brena për brenda Italisë nuk lëvizet nga një vend në vend tjetër. Pra nëse punon në një zonë që nuk ka shërbim ajror, t’i nuk shkon dot në Itali, sot që flasim”.

“Ankohen këtu, njerëz së ç’është kjo punë! Nuk lëviz dot në Itali nga një pikë në një pikë tjetër sot që flasim, jashtë një zone komunale dhe rajonale”, shtoi ai.

Kryeministri tha së në Itali mund të shkohet, por prenotime janë pak.

“E dyta, në fluturimet që bëhen drejt Italisë për të marrë bashkëqytetarë në Shqipëri është e mundur të prenotoni, por natyrisht janë pak fluturime, e them për ju që doni të shkoni dhe për ata që duan të vijnë se janë shumë pak fluturime dhe për këtë arsye nuk mund të vijnë të gjithë përnjëherë. Për këto arsye shumë kush nuk mundet të prenotojë sepse janë vendet që zihen nga  ai që ka dalë përpara dhe nuk ka këtu më as qeveria, as ministri, as ambasada, janë bërë prenotimet direkt dhe bëhen  sipas vendeve që janë në dispozicion dhe hapja e fluturimeve është me pikatore, nuk është hapje e fluturimeve e zakonshme”, tha ai. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksion