Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se vendimi për hapjen e shkollave nuk ka qenë i lehtë, ndërsa shtoi se qeveria është konsultuar me ekspertët më të mirë vendas.

“Nuk ka qenë një vendim i lehtë. Jemi konsultuar me ekspertët më të mirë vendas, por gjithashtu edhe me rekomandimet që kanë dalë në kuadër të studimeve të organizuara nga OBSH apo Qendra Evropiane e Sëmundjeve, mbi çfarë ka ndodhur gjatë pandemisë, sa i përket hapjes së shkollave. Kemi analizuar gjatë situatën epidemiologjike, duke vendosur disa skenarë për rriskun”, tha ministrja në emisionin Opinion.

Më tej, Manastirliu u shpreh se pavarësisht protokolleve të sigurisë hapja e shkollave ka rrezik për rritjen e infektimeve, por ky rrezik është më i ulët. “Hapja e shkollave, pavarësisht protokolleve të sigurisë që të gjitha shkollat kanë marr masa për t’i zbatuar, ka rrezik për rritjen e rasteve dhe shfaqjen e grupimeve me Covid, por ky rrezik është i ulët”, përmbylli ajo. Newsbomb