TIRANË, 11 qershor/ATSH / Këshilli i Ministrave miratoi në parim marrëveshjen e financimit me KfW për financimin e shërbimeve të ekspertit për përgatitjen e programit të menaxhimit të qëndrueshëm dhe miqësor me klimën dhe mbetjet e ngurta.
Harmonizimi i nevojave për zhvillim me nevojën për mbrojtjen e mjedisit paraqesin një sfidë globale për nga fusha e veprimit dhe kompleksiteti.
Vitet e fundit, ka patur përparime të konsiderueshme në Shqipëri lidhur me hartimin e kuadrit rregullator në përputhje me politikat e Bashkimit Europian (BE) në sektorin e menaxhimit të mbetjeve.
ATSH