Biznesi i vogël me xhiro nga 0 deri në 10 milionë lekë nuk do të paguajë TVSH deri në vitin 2029. Vendimi është bërë i ditur nga ministrja e Financave Anila Denaj, e cila njoftoi se do të hyjë në fuqi këtë vit. Ndërsa bizneset me xhiro nga 0 në 14 milionë lekë në vit nuk do të paguajnë tatim fitimin për 10 vitet e ardhshme.

Jashtë vëmendjes nuk ka qenë as situata e pandemisë, ku ministrja tha se nuk do të ketë një paketë të tretë pagash, por po shikohen mundësitë për ri-punësimin e qytetarëve dhe dhënien e granteve për bizneset.