ATSH-AFP/ – Hong Kong regjistroi në tremujorin e parë një kontraktim të PBB-së prej 8,9% në një vit, një rekord, për shkak të impaktit të epidemisë së koronavirusit.

“Kjo është rënia më e madhe që prej periudhës fillestare të referencës, tremujorin e parë të vitit 1974”, njoftoi sot ekzekutivi i Hong Kongun në një komunikatë.

Ekonomia e ish-kolonisë britanike kishte regjistruar tashmë në vitin 2019 tkurrjen e saj të parë në një dekadë (-1.2%) për shkak të luftës tregtare mes Pekinit dhe Uashingtonit dhe muajve të kontestimit pro-demokracisë.

Por ndikimi i këtyre vështirësive ishte i pakrahasueshëm me atë të COVID-19, përgjegjës për një rënie prej 8,9% në tremujorin e parë.

Performanca ishte akoma më e keqe se ajo e tremujorit të tretë të vitit 1998 (-8.3%) gjatë krizës financiare aziatike ose asaj të tremujorit të parë të 2009 (-7.8%) gjatë krizës globale financiare.

Bëhet fjalë për tremujorin e tretë të kontraktimit për ekonominë e Hong Kongut, më i rëndi që prej vitit 2009./ /ec/