ATSH/ -Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri Avdullah Hoti përpara takimit të tyre në Bruksel, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkëtu, ku thuhet se ata janë zotuar të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të garantuar përafrim të mëtejshëm drejt BE-së në përputhje me detyrimet e tyre përkatëse.

Në deklaratë thuhet se me rastin e vazhdimit të dialogut të lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës, Presidenti Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri Avdullah Hoti i konfirmuan përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, nënkryetarit të Komisionit Europian, Josep Borrell, se ata i japin prioritet më të lartë integrimit në BE dhe për të vazhduar punën në dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE, i cili është një element kryesor i rrugëve të tyre përkatëse në BE.

“Ata gjithashtu u zotuan të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të garantuar përafrim të mëtejshëm drejt BE-së në përputhje me detyrimet e tyre përkatëse. Në këtë drejtim, dokumentet e rëna dakord së fundmi në Uashington, D.C., duke u mbështetur në angazhimet e mëparshme lidhur me Dialogun të ndërmarra nga të dy palët, mund të japin një kontribut të dobishëm për arritjen e një marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet në njoftim./KosovaPress/