Në një prononcim për mediet, ministri Hoxha theksoi se, Ministria e Brendshme do të publikojë sot renditjen e kandidatëve për drejtorin e Policisë në faqen zyrtare.
Hoxha u shpreh se, “ky proces ishte shumë konkurrues, në bazë të meritave dhe të integritetit, i monitoruar nga dy misionet që asistojnë Policinë e Shtetit”.
Sot, shtoi Hoxha, “Ministria e Brendshme do të publikojë renditjen në faqen e saj zyrtare dhe unë do t’i përcjell kryeministrit, Këshillit të Ministrave, kandidaturën për Drejtor të Përgjithshëm”.
/r.e//a.f/