Hungaria ka vënë veton ndaj paketës së propozuar të ndihmës financiare prej 15.4 miliardë funtesh të BE-së për Ukrainën në vitin 2023.
Sipas Sky News kjo masë përkeqëson mosmarrëveshjen mbi sundimin e ligjit në vend dhe pikëpamjen e kryeministrit Viktor Orban mbi pushtimin rus të Ukrainës.
“Në fund u gjet një marrëveshje mbi formulimet që lejojnë një mënyrë fleksibël dhe të shpejtë për të shpërndarë fonde në Ukrainë pa ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si BE e menaxhon atë. fondeve. Unë them “marrëveshje”, por në realitet ajo marrëveshje ishte minus një”, tha kryetari i komitetit ekonomik dhe financiar të Këshillit të BE-së, Tuomas Saarenheimo, pas vendimit të Hungarisë.
27 vendet e BE-së tani kanë kohë deri më 19 dhjetor për të marrë një vendim.
Top Channel