Një 20 vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për drejtim mjeti pa patentë dhe mashtrim.
Sipas njoftimit, i riu me inicialet B.D është ndaluar nga efektivët e Policisë rrugore në rrugën Thumanë-Fushë Krujë teksa drejtonte mjetin tip Hyundai dhe i ka shpëtuar Policisë pasi ka dhënë patentën e një personi tjetër. Pas verifikimeve, ka rezultuar se patenta nuk i përkiste të riut.
“Shërbimet e Policisë ndaluan shtetasin B. D., 20 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mashtrimi”, pasi më datë 27.10.2020, në segmentin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai” pa leje drejtimi, është ndaluar për kontroll nga shërbimet e Policisë dhe i ka paraqitur atyre lejen e drejtimit të një shtetasi tjetër”, njofton Policia.newsbomb