Kryeministri Rama prej ditës së djeshme ndodhet në zonën e Nivicës, e shndërruar në një prej zonave më të vizituara për turizëm dhe agroturizëm. Sot i ka bërë një intervistë për ERTV, nga një lëndinë në këtë zonë.

Duke folur për investimet në 7 vite të qeverisë socialiste për zhvillimin e turizmit, Rama u dnal dhe te plani i PD. Sipas kryeministrit, ai ëhstë një “menu për të gjithë, me pjata imagjinare”.

“Programi i PD është faktikisht një menu për të ofruar për të gjithë pjata imagjinare, për të gjitha kategoritë e njerëzve, dhe për ti bërë të ëndërrojnë për gjellë pasanikësh, si te filmi “Lulëkuqet mbi mure”

Shqipëria reale, Shqipëria e njerëzve të punës është shumë më e madhe se Shqipëria e llafeve dhe pjatave bosh në gjumë. Prandaj do mbeten ashtu pjata bosh që nuk do të shfaqen në asnjë tavolinë”, tha Rama.