Ish-kryeministri i Italisë dhe ish-presidenti i Milanit, pronari aktual i Monza, Silvio Berlusconi, pasi ka dalë pozitiv për COVID-19, gjendja e tij është përkeqësuar.
Berlusconi siç bëjnë me dije mediet e huaja është shtruar në spital.
Politikani dhe sipërmarrësi i njohur, manjati i mediave italiane është asimptomatik, por ditët e fundit ka qenë në gjendje jo të mirë.
Dje u bë me dije se është infektuar edhe bashkëshortja e Berlusconit, Marta Fascina 30 vjeç dhe dy fëmijët e tij.
Dy fëmijët që janë infektuar janë Luigi dhe Barbara Berlusconi, 36 dhe 31 vjeç.NEWSBOMB