Një ditë pas hapjes së tregut të fruta perimeve nga bashkia e Elbasanit në masa të rrepta sigurie, Kryeinspektorja e Institutit Shtetëror Shëndetësor, Znj. Vjollca Braho, e shoqëruar nga kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja inspektuan tregun për të parë nga afer masat e marra.

Znj.Braho u shpreh se tregu i plotëson të gjitha kushtet madje i ka kaluar pritshmërite edhe në mbajtjen e distancës, dhe shërbimin nga tregtarët. Sinkron Vjollca Braho ISHSH Nё pёrfundim tё fjalёs sё saj Znj. Braho theksoi se në kuadër të masave inspektimi në terren do të vazhdojë çdo ditë. Ndërsa kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, theksoi rëndesinë e respektimit të këtyre masave nga tegtarët dhe nga qytetarët.

Z.Llatja bëri me dije se janë 43 tregtarë që po punojn në këtë periudhë në treg, ndërkohë që numri i qytetarëve që lejohen të futen nuk i kalon të 50, normal duke plotësua kushtet.

Kryebashkiaku Llatja theksoi ndër të tjera se me të njejta masa sigurie do të fillojë edhe hapja e tregjeve të lagjeve të tjera.

Në treg nuk lejohet të hysh pa maska dhe doreza, është vendosur dhe aparatura e dezinfektimit ndërkohë që tregu funkisionon me një hyrje dhe një dalje, të gjitha të kontrolluara me polici bashkiake.

Elbasaninews.tv