“Dera e universiteteve dukej e hapur, madje e shqyer për të gjithë, por jo të gjithë ata që meritonin shkonin aty ku e meritonin, nëse nuk kishin një mbiemër të njohur, fëmijët e tyre ishin të varfër, apo lidhjet e tyre familjare me partitë në pushtet nuk ekzistonin. Ka patur shumë drama familjare për shkak se fëmijë që e kanë merituar të hyjnë në fakultetin ku kanë dëshiruar janë lënë jashtë e ndërkohë të tjerë që nuk e kanë merituar kanë hyrë brenda”, tha Rama.

Fundi i këtyre dramave, theksoi ai, nuk është ndonjë mrekulli, por gur shumë i rëndësishëm themeli.

Ne sot, vuri në dukje ai, jemi në një fazë të re sepse deri dje kishim një sistem universitar pa asnjë universitet të akredituar dhe numri marramendës universitetesh që faktikisht grabisnin familjet dhe shisnin iluzone në formë diplomash që kanë lënë rrugëve shumë njerëz, pa punë, pa asnjë zanat, pa mundësi.

“Sot reforma në arsimin e lartë, me mbylljen e univesiteteve piramidë dhe me akreditimin ndërkombëtar na tregon se ne kemi mundësinë të aspirojmë për më lartë“, tha ai.

Kryeministri informoi se planifikohet që të sillen univesitete të huaja publike në Shqipëri dhe të bashkohen me universitetet tona.

“Jo binjakëzime nga ato klasiket, për shkëmbime eksperiencash, por sinergji akademike dhe sinergji stafesh, në mënyrë që të gjithë ata që mbarojnë me medalje të artë, më të mirët, të kenë dy zgjedhje, jo një. Zgjedhjen që të qëndrojnë këtu e të shkojnë në një universtitet të huaj në Shqipëri me programet e diplomën e barazvlefshme, pavarëssiht se universiteti këtu do të mbetet “Luigj Gurakuqi”, “Ismail Qemali”, apo “Fan Noli”, dhe të marrin dijet e atyre universiteteve të huaja pa patur nevojë të largohen nga familja duke ulur edhe koston për prindërit. Kjo është faze e are ku synojmë të fusim arsimin e lartë“, theksoi Rama.

Kryeministri informoi se tanimë është konkrete ardhja e Universitetit të Stambollit në Shqipëri dhe se do të jetë më vete. “Aty ka çdo vit shkojnë studentë shqiptarë që përzgjidhen nga më të mirët dhe më e mira e Universitetit të Stambollit njërin nga dy vitet e fundit ishte një vajzë shqiptare e cila u përzgjodh nga lista e më të mirëve këtu dhe vinte nga një familje e varfër. Për të u ngrit i gjithë Universiteti i Stambollit në këmbë ditën e diplomimit”, deklaroi Rama..

Për të stimuluar integrimin e universiteteve tona me ato të huaja, tha Rama, ne do të vëmë edhe një fond në dispozicion.

Besoj, tha ai, se në 3-4 vitet që vijnë do të kemi vendosur edhe urat e para të kësaj ngrehine të re për arsimin e lartë.

Sepse, tha ai, reforma është e thellë në letër, autonomia shumë e madhe, por nuk është vetëm liri, por edhe përgjegjësi. Sipas tij, universtitetet pjesën e lirisë e kanë thithur plotësisht, por jo ende sa duhet pjesën e përgjegjësisë.

“Dhe ne do të punojmë shumë për të hamonizuar gjithë veprimet e përbashkëta në funksion të këtij objektivi, në mënyrë që të paktën tableën e shumëzimit të mos e vëmëëmë në diskutim”, tha Rama.