Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Këshillin Kombëtar të Integrimit tha se jemi ende larg qëllimit final, por se kur e kthejmë kokën sot jemi më afër BE.

“Ky është një proces që ne na duhet si drita dhe si uji për të bërë Shqipërinë një shtet me standardet e BE. Është një proces që e bëjmë se e kërkon e ardhmja e fëmijëve tanë, është një proces shtet formimi”, tha Kryeministri

11 vite pas aplikimit dhe 6 vite pas marrjes së statusit kandidat jemi të gatshëm të hapim këtë faqe të re shtoi Rama. Është një faqe me më shumë detyra, sfida që kërkon energji e bashkëpunim, por një gjë mund të thuhet pa ngurrim , që kur e shohim procesin jemi ende larg qëllimit final, por kur e kthejmë kokën pas shohim se sot jemi më afër se edhe një vit më pare përfundoi Kryeministri.