Pandemia e Covid -19 bëri që qeveria shqiptare të merrte një sërë masash shtënguese për të mos lejuar përhapjen e koronavirus.

Një ndër sektorët i cili u mbyll ishte edhe ai i shërbimeve të transportit rrugor, situatë kjo e cila paralizoi lëvizjen e një pjese të konsiderueshme të qytetarëve dhe sidomos rëndoi gjëndjen e invalidëve.

Kreu i shoqatës së mbrojtjes dhe integrimit të invalidëve të punës, Vasil Petroshi, në një intervistë shprehet se është momenti që ministria e Infrastrukturës të gjejë një zgjidhje edhe për këtë kategori njerëzish, të cilët e kanë më të vështirë për të siguruar transport.

Po ashtu, listës së nevojave të kësaj kategorie njerëzish i shtohen edhe ato për ndihma, si në shtim të pensioneve që marrin, ashtu edhe në ndihma ushqimore për të vijuar përballimin e situatës.

Elbasaninews.tv