ATSH/ Lagjja numër 2, në Pogradec do të transformohet tërësisht, duke marrë pamje të re, bashkëkohore dhe me standarde.

Falë një investimi prej 239.9 milionë lekë, banorët e Pogradecit do të kenë shpejti një lagje me infrastrukturë me standarde bashkëkohore.

Bashkia e Pogradecit njoftoi sot se tashmë është hapur gara për projektin e rikonstruksionit të rrugëve, shesheve, trotuareve dhe fasadave të këtij blloku.

Projekt i Bashkisë Pogradec ka marrë tashmë financimin nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

“Shumë shpejt Lagjja nr. 2 do të transformohet duke marrë pamje të re, bashkëkohore dhe me standarde”, thuhet në njoftimin e bashkisë Pogradec./m.m//a.a/